Spiropali nderime te monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Shkupin e vjetër: Simbol i qëndresës, dinjitetit dhe shpirtit europian

Spiropali nderime te monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Shkupin e vjetër: Simbol i qëndresës, dinjitetit dhe shpirtit europian

Mbrëmjen e djeshme, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, së bashku me Zëvendëskryeministrin Arben Fetai, morën pjesë në një ceremoni nderimi pranë monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Shkupin e vjetër. Në ceremoni u bashkuan edhe Kryetari i Çairit Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal në Komunën e Çairit. Spiropali shkruan se “në zemër të Shkupit të vjetër, guri flet me histori dhe koha merr frymë krenarie, ndaluam për të nderuar simbolin e qëndresës, të dinjitetit dhe të shpirtit europian, duke vendosur kurorën e nderit pranë monumentit të Gjergj Kastriot Skënderbeut.” Postimi i Spiropalit: Sonte, në zemër të Shkupit të vjetër, aty ku guri flet me histori dhe koha merr frymë krenarie, ndaluam për të nderuar...