Spiropali merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve me prezencën e Presidentit Trump: Besimi, themeli i forcës së shoqërisë njerëzore

Spiropali merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve me prezencën e Presidentit Trump: Besimi, themeli i forcës së shoqërisë njerëzore

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet në Washington DC, ku ka marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, një ngjarje me prezencën e Presidentit amerikan Donald Trump, si dhe udhëheqësve politikë, shoqërorë dhe fetarë. Në një postim në Facebook, Spiropali shprehet se “Moment solemn që na kujton se besimi është themeli i forcës së shoqërisë njerëzore.” “Washington DC. Në Mëngjesin e Lutjeve, me prezencën e Presidentit Trump, udhëheqësve politikë, shoqërorë e fetarë Moment solemn që na kujton se besimi është themeli i forcës së shoqërisë njerëzore.”, shkruan ajo krahas fotove të publikuara. Top Channel