Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Spiropali me deputetet shqiptare në Maqedoninë e Veriut: Shqiptarët komunitet shtetformues, bashkë për të ardhmen europiane
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme u takua në Shkup me zonjat deputete shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Sipas Spiropalit, në këtë takim me zonja nga forca të ndryshme politike pati një mesazh të përbashkët: kur flasim për shqiptarët si komunitet shtetformues dhe për rrugën europiane, kemi nevojë edhe për më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje. Spiropali theksoi se rritja e pranisë së grave shqiptare në Kuvend është një shenjë e mirë për vendimmarrjen, për dialogun dhe për një shoqëri më gjithëpërfshirëse. Postimi i Spiropalit: Një tryezë e përbashkët me zonjat deputete shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Bashkë! Për një moment, partitë mbetën mënjanë dhe në qendër ishte ajo që ka më shumë vlerë: një bisedë e hapur për...