Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe kullën e familjes Jashari: Dëshmia se liria e Kosovës ka pasur çmim jetën
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë nga Prekazi, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Spiropali, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, kryen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti. Të dy Ministrat u pritën më pas në Kullën e Jasharajve, prej Bacë Rifat Jasharit. Kjo kullë sipas Spiropalit, është dëshmi se liria ka pasur çmim dhe ai çmim është paguar me jetë. “Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot....
Burimi:
top-channel.tv