“Specialja” në Hagë kërkoi 180 vjet burg për 4 ish-krerët e UÇK-së, Rama: Prokuroria nxorri një mal me m*t, s’po gjej fillin…

“Specialja” në Hagë kërkoi 180 vjet burg për 4 ish-krerët e UÇK-së, Rama: Prokuroria nxorri një mal me m*t, s’po gjej fillin…

Hashim Thaçi dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër dhe me shqetësim të thellë për zhvillimet në Dhomat e Specializuara të Hagës, ku sot prokuroria paraqiti kërkesën për dënimin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Prokuroria Speciale ka kërkuar 180 vjet burg për 4 ish-krerët e UÇK-së, një vendim që sipas kryeministrit Rama është 'varrosje për së gjalli të katër burrave'. Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:  Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!  Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të...