“SPAK të zgjohet dhe të bëjë më në fund punën e vet mbi këtë krim”, Rama për 21 Janarin: Plagë e hapur për moralin e drejtësisë në Shqipëri

“SPAK të zgjohet dhe të bëjë më në fund punën e vet mbi këtë krim”, Rama për 21 Janarin: Plagë e hapur për moralin e drejtësisë në Shqipëri

Në podcastin “Flasim” Edi Rama është ndalur te 21 Janari, duke e cilësuar si një “krim shtetëror” që mbetet ende një plagë e hapur për familjarët e viktimave dhe për moralin e drejtësisë në Shqipëri Kryeministri u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë, veçanërisht SPAK-ut, që të veprojnë dhe të zbardhin plotësisht ngjarjen, duke nënvizuar se krimet shtetërore mund të vonojnë në ndëshkim, por nuk harrohen kurrë. “SPAK të zgjohet dhe të bëjë më në fund punën e vet mbi këtë krim”, tha ai. “Kjo ishte edhe java e trishtë e 21 janarit, 15 vite pas krimit shtetëror, vrasjes së katër burrave të pafajshëm protestues, tërësisht paqësor, me pushkët e shtetit në bulevard dhe përsëri 21 janari erdhi me hijen përqeshëse të padrejtësisë. Kjo mbeti një...