“SPAK të hetojë”/ Vangjeli: Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, miliona euro dëm

“SPAK të hetojë”/ Vangjeli: Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, miliona euro dëm

Propaganda e qeverisë me investimet u shemb nga përmbytjet e fundit në vend dhe veçanërisht ato në qarkun e Fierit. Dhe autorët kryesorë të situatës, sipas Partisë Demokratike, janë kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij Belinda Balluku, aktualisht e pandehur dhe me masë sigurie nga SPAK dhe GJKKO. Zëdhënësja Antikorrupsion në selinë blu doli sot me një deklaratë për mediat, ku denoncoi qeverinë si shkaktare të dëmeve dhe ministrat e linjës për keqmenaxhim dhe abuzim me fondet e bujqësisë. “Kjo situatë ngre pyetje të rënda dhe të pashmangshme: Kush mban përgjegjësi për milionat e shpenzuara? Kush mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara qytetarëve dhe fermerëve? Propaganda e investimeve rezulton një mashtrim i radhës, ndërsa qytetarët përballen me pasojat dramatike të një qeverisjeje të kalbur,...