Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“SPAK, SPAK, SPAK…”/ Kryeministri: Opozita në depresion e përdor për të goditur qeverinë!
Pyetja e parë që iu bë kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundit për vitin 2025 lidhej me punën e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka, e pyeti edhe për protestat e opozitës të cilat janë planfikuar të mbahen edhe përgjatë 2026-ës, derisa siç ka deklaruar vetë kryedemokrati Sali Berisha, të rrëzohet qeveria. Gazetarja Elja Zotka: A konsideroni SPAK-un opozitën tuaj të vërtetë dhe kur folët për një reflektim të kufijve mes pushteteve, a e kishit parasysh se mund të ketë një ndërhyrje në arkitekturën e reformës së drejtësisë së re? Kryeministri Edi Rama: Meqë fjalën dhe kryefjalën dhe kallëzuesin e kundrinorin e keni SPAK, pikën e parë e keni SPAK-un, do përgjigjem natyrisht. SPAK-u nuk është opozita e qeverisë, është institucion...