SPAK s’mund të pretendoi luftë kundër korrupsionit, kur krimi zgjedhor u lejua të prodhonte pushtet të paprekshëm
Nga Denisa Vata SPAK nuk mund të pretendojë luftë kundër korrupsionit duke anashkaluar krimin që prodhon pushtetin, krimin zgjedhor. Në këto kushte, kërkesa e SPAK për heqje imuniteti nga i njëjti Parlament që u prodhua nga krime zgjedhore të pahetuara edhe pse kishim Task-Force ne 12 qarqet, nuk është logjikë drejtësie. Sepse kur burimi i pushtetit është i korruptuar dhe i pandëshkuar, çdo procedurë e ndërtuar mbi të është e komprometuar në themel. Kjo është arsyeja pse sot drejtësia përplaset me murin e shumicës. Jo sepse ligji nuk funksionon, por sepse krimi zgjedhor u lejua të prodhonte pushtet të paprekshëm. Sot kryeministri deklaroi publikisht se shumica parlamentare nuk do të lejojë heqjen e imunitetit të znj.Balluku, pavarësisht se SPAK deklaron se ka prova dhe kërkon...
Burimi:
syri.net