SPAK shtrëngon lakun për Ballukun, sekuestron sërish telefonin e drejtoreshës së KESH

SPAK shtrëngon lakun për Ballukun, sekuestron sërish telefonin e drejtoreshës së KESH

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë ekzekutuar 34 kontrolle ne banesat dhe bizneset e njerëzve të besuar të zv.kryeministres dhe ministres se Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Ballukut. Sipas Klodiana Lalës: “hetimi për Ballukun po intensifikohen pasi SPAK do të paraqesë në Kuvend prova të reja, pasi ka kërkuar autorizim për arrestim”. Mësohet se i është sekuestruar telefoni për herë të dytë, Viola Haxhiademit. Burime bëjnë me dije se Viola Haxhiademit i është kontrolluar banesa, po ashtu dhe i janë sekuestruar dhe pajisje kompjuterike dhe dokumentet. Aktualisht, Viola Haxhiademi është emëruar drejtoreshë e Korporatës Elektroenergjitike, KESH. Më herët Haxhiademi ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky është telefoni i dytë që i sekuestrohet Viola...