“SPAK po kthehet në seksion të PD dhe PL!” Avokati Idajet Beqiri: 21 Janari dhe Gërdeci janë lënë në harresë

“SPAK po kthehet në seksion të PD dhe PL!” Avokati Idajet Beqiri: 21 Janari dhe Gërdeci janë lënë në harresë

Avokati Idajet Beqiri, ka deklaruar se SPAK po humbet misionin për të cilin është krijuar dhe po shndërrohet në një instrument politik.  Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Beqiri tha se SPAK po vepron si seksion i Partisë Demokratike dhe i Partisë së Lirisë, duke mos hetuar, sipas tij, çështjet e mëdha të korrupsionit që përfshijnë figura të rëndësishme politike.  ‘Është krijuar tashmë jo vetëm në perceptimin e popullit, por shqiptarët janë të zhgënjyer nga puna e SPAK sepse po kthehen në seksion të PD dhe të Ilir Metës për shkak të mosfillimit të hetimeve për çështje të mëdha të korrupsionit, sepse këto nuk janë çështje të vogla. Për këto çështje është krijuar SPAK. Ka një mori aferash të renditura dhe të listuara. A do të futet SPAK që të luftojnë krimin e lartë apo do bëjnë politikë, po...