Spak nxjerr privatizimin e apartamentit të ‘92-shit si provë/ Gjokutaj: Një poshtërsi me qëllime politike

Spak nxjerr privatizimin e apartamentit të ‘92-shit si provë/ Gjokutaj: Një poshtërsi me qëllime politike

Një element i ri nga dosja hetimore e SPAK-ut ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, është bërë publik, duke u fokusuar tek privatizimi i banesës së familjes Berisha në vitet 1992-1993. I ftuar në SYRI TV me Arnold Karriqin, avokati i çështjes, Genc Gjokutaj e ka cilësuar këtë veprim si një “dashakeqësi dhe poshtërsi” të prokurorisë, duke argumentuar se po tentohet të kriminalizohet një akt tërësisht i ligjshëm, i cili u zbatua për të gjithë qytetarët shqiptarë në atë kohë. Sipas Gjokutaj, informacioni i paraqitur nuk është një “provë e re”, por një pasazh i shkëputur nga njoftimi i akuzës, i cili është keqinterpretuar me qëllim. Në këtë pasazh, SPAK pretendon se pas zgjedhjes së Sali Berishës si President i Republikës,...