‘SPAK nuk do të ndalet, Rama i detyruar të lëshojë Ballukun’, avokati: Fundi politik i tyre më i afërt se kurrë!
I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto, avokati Përparim Çaça tha se çështja e ish-ministres Belinda Balluku është një pikë kthese që jo vetëm parashikon një fund politik më të shpejtë se sa pritej për të, por sinjalizon se hetimet kanë arritur “brenda në Kryeministri” dhe se tashmë “nuk ka shpëtim”. Avokati argumentoi se kryeministri Rama mund të jetë i detyruar “ta lëshojë” Ballukun, pas një taktike të dështuar për të testuar tolerancën e faktorit ndërkombëtar, veçanërisht të përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Kalimi i SPAK nga kërkesa për pezullim në kërkesë për arrestim, shënon një përshkallëzim të situatës. Tashmë, sipas Çaçës, SPAK është i bindur t'i shkojë çështjes deri në fund, pavarësisht vendimeve politike. Në këtë kontekst, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...
Burimi:
syri.net