SPAK në Kushtetuese: Pezullimi i Ballukut i përkohshëm, pretendimi se ka bllokuar funksionimin e Qeverisë nuk qëndron
Dritan Prençi TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për rastin e Belinda Balluku, ku po shqyrtohet ankimi i kryeministrit Edi Rama pas pezullimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, tha se hetimet kanë zbuluar prova për vepra të tjera penale, prandaj është lënë në fuqi masa e pezullimit ndaj Ballukut. Sipas Prençit nuk ka një konflikt kompetencash mes GJKKO-së dhe Kryeministrit. Prokurori i SPAK, Dritan Prençi: Prokuroria e posaçme vlerëson se kërkesa e kryeministrit për shfuqizimin e vendimeve të gjykatës së posaçme për masën e sigurimit personal, apo për interpretimin e nenit 103.3 i Kushtetutës nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve pasi masat e sigurimit janë vendime individuale penale me juridiksion penal dhe nuk krijojnë konflikt kompetencash. Kërkuesi nuk mund të përdorë...
Burimi:
zeri.ai