SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

Këshilli i Mandateve mblidhet sot, më 28 janar, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ministres e njëherësh numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, në një moment kur Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dalë me vendim për ankimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me konfliktin e kompetencave me Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO). Çështja u shqyrtua nga togat e zeza të Kushtetueses më 22 janar dhe bazuar në praktikat e mëparshme, pritej që vendimi të shpallej të martën, 27 janar. Megjithatë, mësohet se disa prej anëtarëve të kësaj gjykate kanë kërkuar më shumë kohë për të formuar qëndrimin e tyre mbi rastin. Palët e legjitimura në këtë proces janë kryeministri, Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti, si tre institucionet që kanë rolin...