SPAK kërkon dënimin e Bardh Spahisë, Prokuroria e Posaçme: 700 mijë lekë gjobë për ish kryebashkiakun e Shkodrës
Struktura e Posaçme Antikorrupsion kërkon dënimin e deputetit demokrat, Bardh Spahia me 700 mijë lekë gjobë. SPAK e akuzon atë për pengim të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës. Sipas akuzës, ish-kryebashkiaku i Shkodrës liroi nga detyra administratorin e ujësjellës kanalizimeve, i cili e paditi në gjykatë. Më pas Spahia emëroi dikë tjetër në këtë detyrë, por ndërkohë gjykata e Shkodrës kishte dhënë vendim që të pezulloheshin aktet e nxjerra nga kryetari i bashkisë. Ka qenë ky vendimi që sipas SPAK është injoruar e që e vuri Bardh Spahinë në bankën e të akuzuarit. Ai mori detyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër në mars të vitit 2022, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme vendore, si kandidat i “Rithemelimit”./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv