SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, KE për Syri TV: Kuvendi ka përgjegjësi të shqyrtojë pa vonesë kërkesën për heqjen e imunitetit

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, KE për Syri TV: Kuvendi ka përgjegjësi të shqyrtojë pa vonesë kërkesën për heqjen e imunitetit

Mesazhi i Brukselit për maxhorancën e qeverisë Rama e cila ka krijuar ‘mburojë politike’ ndaj numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku është i qartë. Sipas përgjigjes së zëdhënësit të Komisionit Evropian për Syri Tv “është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë që të shqyrtojë pa vonesë kërkesat e SPAK për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij" Komisioni Evropian i është përgjigjur pyetjeve të gazetares së Syri tv Ambrozia Meta në lidhje me qëndrimet e këtij institucioni për çështjen Balluku dhe zhvillimet në Shqipëri.   Përgjigjet: Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë që të shqyrtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, që përbën edhe pritshmërinë e...