SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Apeli i GJKKO cakton datën e seancës për ankimin e masës së sigurisë
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është caktuar data për shqyrtimin e ankimimit te Belinda Ballukut ndaj vendimeve për masat e sigurisë, nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Çështja do të shqyrtohet në Apelin e GJKKO nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtare Miliana Muça, më 9 mars, në orën 09:00. Seanca pritet të zhvillohet në kuadër të procedurave të mëtejshme gjyqësore pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Kujtojmë se SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, e cila po hetohet për tunelin e Llogarasë dhe për Unazën e Madhe.
Burimi:
syri.net