SPAK kërkoi pushimin e çështjes së Irena Gjokës, Gjokutaj: Absurditet juridik

SPAK kërkoi pushimin e çështjes së Irena Gjokës, Gjokutaj: Absurditet juridik

Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, në lidhje me dënimin dhe dëbimin e saj në Greqi, si dhe mosdeklarimin e këtyre të dhënave në formularët zyrtarë. I ftuar në Syri TV, Gjokutaj e cilësoi vendimin e SPAK si absurditet juridik ndërsa shtoi se sipas tij, ka prapavijë politike. Sipas Gjokutajt, vendimi i SPAK nuk është thjesht një akt procedural, por një “vend ngjarje”, duke e interpretuar si një shpërblim ndaj gjyqtares për parregullsitë e kryera gjatë ushtrimit të detyrës. Ai theksoi se çështja pritet të kalojë për shqyrtim në GJKKO, duke ngritur pikëpyetje mbi konfliktin e mundshëm të interesit, pasi një gjyqtare e kësaj gjykate do të gjykohej nga kolegë të së njëjtës...