SPAK jep dritën jeshile, Ministria e Drejtësisë e bllokon! Përplasje institucionale për intervistën e Ilir Metës në ‘Off The Record’
Një përplasje e hapur qëndrimesh ka shpërthyer mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, lidhur me lejimin ose jo të një interviste të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për emisionin “Off The Record” të drejtuar nga gazetari Andrea Danglli në A2 CNN. Megjithëse SPAK për herë të parë ka miratuar zyrtarisht kërkesën për intervistë, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve kanë vendosur ta refuzojnë atë, duke ngritur arsye organizative, operative dhe sigurie. Në vendimin zyrtar, SPAK ka dhënë miratim paraprak për realizimin e intervistës, duke sqaruar se ajo nuk cenon procesin hetimor, nuk krijon rrezik procedural dhe nuk përbën pengesë ligjore. Vendimi është firmosur nga prokurorët Sotir Kllapi dhe Arben Kraja,...
Burimi:
syri.net