SPAK intensifikon hetimet për Flamur Nokën, kontrolle të thelluara për pasurinë e besnikut të Sali Berishës
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka intensifikuar verifikimet ndaj sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, duke thelluar hetimet mbi pasurinë e tij dhe mënyrën e përfitimit të pronave. Lajmin e zbuloi vetë ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e djeshme për shtyp duke i dalë në mbrojte publikisht besnikut të tij. “Nuk e di a e morët vesh apo jo, për një kompani të quajtur ‘Mektrin’, është kontrolluar para pak ditësh dy herë. Pse u kontrollua kompania thoni ju? Na duhen dokumentet e veturës së Flamur Nokës, që ka blerë Flamur Noka, ‘Range’ mos gaboj… Shkuan njërën ditë, i thanë ata s’kemi. Shkuan ditën tjetër, u thanë nxirrni. Çfarë doli. Veturën e kishte blerë Lul Basha… I dha ai...
Burimi:
sot.com.al