SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/ Reagon kreu i grupit të PD: Intimidimet ndaj prokurorisë, nuk e shpëtojnë dot qeverinë
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i ‘mbylli derën komisionit “Xhafaj 2”. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se përpjekja e qeverisë për të intimiduar Prokurorinë, ka marrë përgjigje të prerë nga SPAK. “Pasi kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke e shndërruar qeverinë në zyrë avokatie të të pandehurës Balluku, si dhe pasi prej 6 javësh zvarrit kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e të njëjtës së pandehur, ky është sulmi i radhës i Edi Ramës në luftën që tashmë i ka hapur publikisht sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme. Por, përpjekja e Edi Ramës për të intimiduar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...
Burimi:
top-channel.tv