SPAK i mbyll ‘derën’ Komisionit ‘Xhafaj 2’: Cënim i pavarësisë
Fatmir Xhafaj TIRANË-Një kerkesë e Komisionit Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, për një vizitë me qëllim monitorimin në Prokurorinë e Posaçme, lidhur me zbatimin e masave sa i përket masave në luftën kundër pastrimit të parave është refuzuar. Takimi do të zhvillohej në 6 shkurt 2026. Sipas dokumentit zyrtar SPAK i ka thënë jo kësaj nisme, duke e cilësuar takimin monitorues shkelje të ligjit dhe të pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme. “Çdo praktikë për të kryer vizita të tilla monitoruese do të binte ndesh me pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme. Kjo pavarësi nuk është vetëm një kërkesë formale ligjore, por edhe një kusht themelor për të siguruar hetime të pavarura, të paanshme dhe efikase, në mbrojtje të interesit...
Burimi:
zeri.ai