Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
SPAK hetoi tenderat e AKSHI-t, Ola Xama zbardh detaje: Ja ku shkuan 29 milionë euro
Gazetarja investigative Ola Xama ka bërë publike të dhëna tronditëse mbi hetimet e SPAK për tenderat e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Sipas denoncimit të saj, SPAK ka hetuar 19 procedura tenderimi, me një fond limit total prej 60 milionë eurosh, nga të cilat 29 milionë euro kanë përfunduar në llogaritë e kompanisë “EA Solution”, në pronësi të Ergys Agasit. Ola Xama thekson se EA Solution nuk ka kryer asnjë punë në fushën e teknologjisë, ndërsa fondet janë përvetësuar. Reagimi: Në 19 procedura që ka hetuar SPAK të tenderave të zhvilluara nga AKSHI, fondi limit ka qënë 60 milion euro. Nga këto, 29 milion euro kanë përfunduar në llogaritë e kompanisë EA Solution të Ergys Agasit. EA Solution nuk ka kryer...