“SPAK, hapa domethënës në luftën ndaj korrupsionit”/ Lala: Arrestoi Veliajn në zyrën e tij
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me korrupsionin, reagimin e shoqërisë shqiptare ndaj këtij fenomeni dhe luftën e SPAK ndaj tij. E ftuar në një emision Lala u shpreh se Prokuroria e Posaçme ka bërë hapa domethënës në luftimin e korrupsionit dhe zyrtarëve të korruptuar. Ndër sukseset e SPAK, gazetarja përmendi arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj në zyrën e tij. “Nuk ndaj qëndrimin që shoqëria shqiptare është e korruptuar. As nuk besoj se një njeri është i detyruar të korruptohet për shkak të një halli personal. Mendoj se një pjesë e shoqërisë e relativizon korrupsionin, nuk e denoncon. Mund ta shohë, thotë nuk është problemi im. Relativizimi ose qëndrimi në heshtje na bën ndoshta të dukemi si shumicë e korruptuar. Por unë...
Burimi:
sot.com.al