Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar situatën e përmbytjeve nga reshjet e shiut në vend. Në një lidhje skype për emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, ai tha se problemi kryesor është mungesa e planeve të zhvillimit dhe parandalimit. Ai theksoi se gjatë regjimit komunist Shqipëria nuk përmbytej, pasi funksiononin rreth 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi. ‘Ne jemi një shoqëri e pandërgjegjshme për këto situata. Ne kur na bije fatkeqësia ne kujtohemi që të bëjmë analizë. Unë nuk kam dëgjuar ndonjë deputetë në Kuvend që të thotë t’i pastrojmë lumenjtë se do të bjerë shi në dimër. Ky debati që ndodh sot të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, unë them se do e shpalli edhe do t’i dëmshpërblejë dhe do të jepen para zgjedhjeve, pra pas 3 viteve. Do të ngrihet...