Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Spahia: Sistemi shëndetësor më i vjedhuri, të shkarkohen drejtuesit e FSDKSH, t’u hetohet pasuria
Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Bardh Spahia, denoncoi sot se në spitalet e vendit dhe farmacitë spitalore përdoren ilaçe të skaduara, ndërsa ka edhe mungesë të medikamenteve të rëndësishme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit deputeti i PD-së tha se kjo është një skemë kriminale e ndërtuar mbi korrupsion. Spahia i bën thirrje institucioneve të nisin hetimet për personat përgjegjës dhe t'i hetohet pasuria. Deklarata Vetëm në QST, për 26 barna nga të cilat 14 prej tyre alternativë e vetme dhe 12 prej tyre alternativë e parë, nuk ka pasur disponibilitet përgjatë periudhës së auditimit.Ky shqetësim nuk është paraqitur si problematikë nga FSDKSH-ja.Situatë e ngjashme është shfaqur edhe në spitalet rajonale, ku mbi 31 barna të marra së bashku...