Spahia: Shkodra e dijes nuk meriton injorimin e narko-qeverisë

Spahia: Shkodra e dijes nuk meriton injorimin e narko-qeverisë

Deputeti Bardh Spahia denoncon injorimin e qëllimshëm të Shkodrës nga qeveria, duke theksuar se ndërsa Tirana dhe Durrësi përfitojnë projekte kampusesh universitare, Shkodra lihet në harresë. Sipas tij, kjo politikë synon largimin e rinisë dhe zbrazjen e qytetit, për ta bërë më të lehtë kontrollin nga krimi. Spahia u bën thirrje studentëve dhe të rinjve shkodranë të mos e pranojnë këtë padrejtësi dhe të reagojnë, duke e cilësuar kampusin universitar si një të drejtë, jo si lëmoshë.  Reagimi i plotë: Shkodra e dijes nuk meriton injorimin e narko-qeverisë. ​Tirana po, Durrësi po. Ndërsa Shkodra? Shkodra lihet sërish në harresë. Qeveria e inceneratorëve, e kullave të drogës dhe e luksit kriminal, ka vendosur edhe një herë vijën e kuqe të urrejtjes mbi qytetin tonë.  Ndërsa për...