Spahia: Ilir Proda iku, por pyetja është se, kush e solli dhe e mbrojti deri tani

Spahia: Ilir Proda iku, por pyetja është se, kush e solli dhe e mbrojti deri tani

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas shkarkimit të Ilir Proda nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit, duke e cilësuar vendimin si pasojë direkte të presionit qytetar dhe protestave të opozitës. Në një deklaratë publike, Spahia ngriti pikëpyetje mbi përgjegjësinë politike për emërimin dhe mbrojtjen e Prodës në detyrë. Sipas tij, lëvizjet në institucione ndodhin vetëm nën presionin e qytetarëve, çka sipas Spahisë tregon mungesë përgjegjësie morale nga ana e qeverisë. Spahia akuzon mazhorancën se sakrifikon individë për të ruajtur sistemin që, sipas tij, është ndërtuar mbi interesa të ngushta pushteti. Reagimi i deputetit Bardh Spahia: Ilir Proda iku, por pyetja mbetet: Kush e solli? Kush e mbrojti?  Sa të tjerë si ai fshihen pas fasadës së ‘Rilindjes’ institucionale? Institucionet lëvizin...