Spahia: Benet Beci duhet të japë dorëheqjen, Bashkia e Shkodrës nuk mund të qëndrojë nën hijen e korrupsionit

Spahia: Benet Beci duhet të japë dorëheqjen, Bashkia e Shkodrës nuk mund të qëndrojë nën hijen e korrupsionit

I ftuar në emisionin e mëngjesit  Kafe Shqeto” me gazetarin Flavio Qarri, deputeti i PD-së Bardh Spahia, theksoi se kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Spahia argumentoi se përgjimi i bisedës së Becit me Ervis Berberin, ku diskutohet hapur ndarja e fondeve publike përfshirë shprehjen famëkeqe “500 mijë euro për profesorët e Harvardit dhe 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë”, tregon qartë përfshirjen e tij në skema korruptive. Ai kritikoi ashpër mungesën e përgjegjësisë morale të mazhorancës dhe theksoi se qëndrimi i Becit në krye të Bashkisë dëmton rëndë imazhin e institucionit dhe besimin e qytetarëve. Spahia kërkoi gjithashtu që Beci, të japë dorëheqjen për të çliruar karrigen e kryetarit dhe të ndalojë çdo ndërhyrje në procesin gjyqësor. Sipas Spahisë,...