Sot zgjedhet kryetari i degës së PD në Elbasan/ Ja pesë emrat në garë
Ditën e sotme prej orës 08:00 ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Elbasan. Proçesi i votimit po zhvillohet në selinë e PD në Elbasan ku anëtarët e Partisë Demokratike do të mund të votojnë deri në orën 18:00. Në garë për drejtimin e degës së PD Elbasan janë 5 kandidatë. Durim Çekrezi, aktualisht kryetar i komanduar i degës, mori drejtimin pas tërheqjes së deputetit Blendi Himçi, i cili u konfirmua kandidat për zgjedhjet parlamentare të majit 2025. Çekrezi është inxhinier në profesion dhe ish-drejtues i Njësisë Administrative Tregan. Elior Vila, pedagog, i cili në platformën e tij ka theksuar nevojën për një Parti Demokratike më të hapur, me përfshirje të profesionistëve dhe zgjerim të strukturave. Lumturi Hasa, mjeke...
Burimi:
sot.com.al