Sot seancë plenare në Kuvend, interpelanca me Kumbaron, pyetje për ministren Sala dhe disa projektligje për votim (RENDI I DITËS)

Sot seancë plenare në Kuvend, interpelanca me Kumbaron, pyetje për ministren Sala dhe disa projektligje për votim (RENDI I DITËS)

Kuvendi i Shqipërisë TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare, në orën 10:00. Në Rendin e Ditës parashikohet të mbahen dy interpelanca me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, njëra e thirrur nga deputetja Erisa Xhixho dhe tjetra nga deputeti Erald Kapri, lidhur me sigurinë dhe prezencën e dhunës në shkolla. Ndërkohë pritet të mbahet edhe një seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe. Deputeti socialist kërkon shpjegime mbi mosfunksionimin e plotë të shërbimit për qytetarët të qendrës shëndetësore në rrugën Irfan Tomini. Një sërë projektligjesh do të kalojnë për votim, për shtesa në ligjin "Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë”, për ndryshime “Për akcizat në Republikën...