Sot seanca në Kushtetuese për pezullimin e Ballukut! GJKKO nuk dërgon përfaqësues

Sot seanca në Kushtetuese për pezullimin e Ballukut! GJKKO nuk dërgon përfaqësues

Qeveria dhe SPAK do të përballen sot në Gjykatën Kushtetuese për rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Seanca në Kushtetuese me relator Sandër Becin do të nisë në orën 10:00. Edhe pse në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohet çështja për pezullimin e Ballukut, ajo nuk është palë dhe nuk do të jetë e pranishme. Kjo sepse Edi Rama i ka vënë firmën e tij kësaj çështjeje. Ndërkohë, as GJKKO nuk do të dërgojë përfaqësues me argumentin se pjesëmarrja e tyre si palë do cenonte parimin e ndarjes së pushteteve. Përfaqësuesit e qeverisë do të jenë përballë dy prokurorëve të SPAK Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Presidenti i Republikës do të përfaqësohet nga Ilir Rusmali këshilltar, Hemioni Braho shef kabineti dhe Eriola Shia Drejtore e përgjithshme, ndërsa...