SOT PROTESTA E OPOZITES, BLLOKOHEN RRUGET
Partia Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës para Kryeministrisë. Për të garantiar rendin dhe sigurinë, 1300 efektivë do të jenë në terren. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri iu bën thirrje shtetasve të saj, për kujdes të shtuar sot pasi protesta mund të përshkallëzojë në dhunë. “Ndërsa protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të shtrihet në blloqet përreth dhe pranë godinave qeveritare, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i vazhdueshëm është shmangia e zonave të protestave. Nëse ndodheni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Forconi masat tuaja të sigurisë duke zbatuar zakonet e mëposhtme”,- thuhet në reagimin e ambasadës amerikane....
Burimi:
ntv.al