Sot pr/rezoluta kundër Iranit në Kuvend! PD në bojkot. PS: Kush mungon, s’ia do të mirën Shqipërisë
Edi Rama TIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare që do të mbahet sot në Kuvend. Opozita ka deklaruar se seanca e 17 marsit është e paligjshme dhe se është thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren. Kuvendi do të zhvillojë sot një seancë plenare me qëllim miratimin e projektrezolutës për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit”. Partia Socialiste e ka depozitoi më 13 mars, draft-rezolutën për shpalljen e Iranit si “shtet sponsor i terrorizmit” dhe shtet që përdor mjete terroriste. Gazmet Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD ka deklaruar se kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit Edi Rama dhe të kreut të Kuvendit Niko Peleshi, pa...
Burimi:
zeri.ai