Sot përfundon kontrata e Sterilizimit, Beqaj: Progres në shëndetësinë shqiptare, u ulën infeksionet spitalore
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, e ka cilësuar koncesionin e sterilizimit partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare, në ditën e përfundimit të kësaj kontrate. Përmes një reagimi publik të ndarë nga avokati Ermal Yzeiraj në rrjetet sociale, Beqaj duke mbrojtur modelin e partneritetit publik-privat, ka argumentuar se shërbimi i sterilizimit solli transformim në kirurgjinë publike, rriti numrin e ndërhyrjeve dhe uli infeksionet spitalore. Sipas Beqajt, falë kësaj kontrate, u furnizuan mbi 100 mijë instrumente kirurgjikale të rinj e bashkëkohorë, si dhe u vunë në punë 10 njësi sterilizimi moderne përveç centralit në QSUT. Koncesioni i sterilizimit është një nga marrëveshjet më të debatuara në sistemin shëndetësor gjatë dekadës së fundit. SPAK ka hetuar këtë koncesion dhe ka marrë të pandehur 9 persona, përfshi ish-ministrin e...
Burimi:
sot.com.al