Sot opozita në Bulevard/ Paralajmëron valë protestash, Noka zbulon skenarët: Betejë kundër kthetrave të ‘kuçedrës’ që..
Pak orë para protestës së opozitës, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka, deklaroi se opozita ndodhet në një “betejë kundër Narkoregjimit”. Sipas Nokës, qytetarët shqiptarë janë të detyruar të ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Ai theksoi se protesta e sotme është një shprehje e revoltës kundër asaj që opozita e quan “Narkoregjim” dhe do të vazhdojë deri në çmontimin e tij. Në një prononcim për gazetarin e News24 Osman Stafa, Noka paralajmëroi se do të ketë sërish të tjera protesta, deri në rrëzimin e qeverisë. Protesta është planifikuar të zhvillohet në orët e pasdites në kryeqytet, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe strukturave të opozitës. “Opozita është në betejë. Jemi në një betejë të...
Burimi:
javanews.al