Sot në Tiranë mblidhet Ministeriali i Korridorit VIII

Sot në Tiranë mblidhet Ministeriali i Korridorit VIII

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë do të mirëpresë sot Ministerialin e Korridorit VIII, me fokus avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal. Në takim do të marrin pjesë delegacionet e kryesuara nga Antonio Tajani, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Italisë; Timčho Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut; Oana-Silvia Țoiu, ministre e Punëve të Jashtme e Rumanisë; si dhe Nikolay Pavlov, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Bullgarisë. Takimi synon të thellojë bashkëpunimin ndërqeveritar për përshpejtimin e zhvillimit të Korridorit VIII si një arterie strategjike transporti, zhvillimi ekonomik dhe sigurie, duke kontribuar njëkohësisht në forcimin e integrimit rajonal dhe ndërlidhjen me rrjetet kryesore evropiane. Forumi...