Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, sot vazhdon seanca e deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka sot edhe një orë e gjysmë kohë për të përfunduar deklaratën e saj përmbyllëse, të cilën e ka nisur të premten. Aiden Ellis, i cili përfaqëson Jakup Krasniqin, ka thënë të premten se, sipas provave, nuk është vërtetuar që klienti i tij të ketë pasur përgjegjësinë kryesore për komunikatat. Sipas mbrojtjes, në dosjen e Prokurorisë thuhet se Krasniqi ka pasur përgjegjësi parësore për komunikatat dhe se ishte hartues e redaktor i tyre. “Nuk është vërtetuar asnjëherë që z. Krasniqi e ka pasur përgjegjësinë kryesore për komunikatat. Unë do të...