Sot Kuvendi në seancë plenare, në fokus ndryshimet në buxhet dhe kodi penal (RENDI I DITËS)

Sot Kuvendi në seancë plenare, në fokus ndryshimet në buxhet dhe kodi penal (RENDI I DITËS)

kuvendi TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, në orën 10:00, ku në rendin e ditës përfshihen disa çështje të rëndësishme, si rishikimi i buxhetit të vitit 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal. Sot, do të shqyrtohet akti normativ nr. 11, i cili u miratua më 20 janar nga Komisioni i Ligjeve. Ky akt normativ parashikon disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024. Në të u kaluan 15 miliardë lekë në skemën e pensioneve, 2 miliardë lekë për bujqësinë, 1.8 miliardë lekë shtesë për shëndetësinë që do të përdoren për furnizimin e qendrave spitalore me barna dhe 1.2 miliardë lekë për detyrimet e papaguara të bashkive. Në këtë seancë do të diskutohet edhe rishikimi i Kodit Penal, i cili parashikon dekriminalizimin e shpifjes...