Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë këtë të enjte seancën e radhës plenare, e cila pritet të nisë rreth orës 10:00, ku në fokus pritet të jetë votëbesimi për ministrat e rinj të qeverisë, pas ndryshimeve të miratuara një ditë më parë nga presidenti Bajram Begaj. Sjellim ndërmend se emërimet dhe shkarkimet u propozuan nga kryeministri Edi Rama në kuadër të riorganizimit të kabinetit qeveritar. Sipas procedurës parlamentare, mazhoranca socialiste pritet të kërkojë fillimisht ndryshimin e rendit të ditës, në mënyrë që të hidhen në votim dekretet e kreut të shtetit për emërimet e reja. Presidenti Begaj firmosi ditën e djeshme gjithsej 13 dekrete, që përfshijnë gjashtë shkarkime dhe shtatë emërime në poste ministrore. Ndryshimet në qeveri u paralajmëruan nga kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste të 26 shkurtit, ku...
Burimi:
javanews.al