Sot afati i fundit i PD për të marrë pjesë te “Territorialja”, Balla-opozitës: Reflektoni
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve tha se janë në një proces intensiv shqyrtimi në Kuvend të projektligjeve që lidhen me parakushtet që Shqipëria duhet të plotësojë sa i përket realizimit të aspiratës për anëtarësim në BE. Balla paralajmëroi se seancat plenare mund të shtohen gjatë një jave për shkak të intensitetit të punës. Balla: 2026 sa i përket punës së Kuvendit të Shqipërisë, mendo jse do jetë një prej viteve parlamentare me intensitetin më të madh për shkak të numrit të çështjeve. Sa i përket Komisionit për Reformën Territoriale, Balla i kërkoi opozitës që të reflektojnë dhe të marrin pjesë. Balla: Unë nuk bëj ultimatume, por kam bërë...
Burimi:
vizionplus.tv