Sokol Sadushi ndërhyri ndaj drejtësisë/ Kallëzim në SPAK për veprimet e tij

Sokol Sadushi ndërhyri ndaj drejtësisë/ Kallëzim në SPAK për veprimet e tij

Më datë 16 shkurt, në një moment jo pak të dyshimtë, shfaqet Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, në një leksion që na flet për paraburgimin. Në fakt, burgjet shqiptare, sipas gjoja raporteve të KE-së (në fakt janë raporte ekspertësh të porositur nga qeveria), kanë shumë të burgosur. Por halli i Sokol Sadushit filloi tani, jo para dy vjetësh, jo para tri vjetësh kur burgjet ishin në këtë gjendje dhe jo për shkak të SPAK-ut, po për shkak të veprimeve të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, që është dështimi më spektakolar i reformës në drejtësi në nivelin e korrupsionit, paaftësisë dhe mbushjes së burgjeve me qytetarë të thjeshtë për gjëra që mund të përdoreshin 1001 mënyra të tjera si masa...