Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Në Asamblenë Kombëtare të PS, Rama propozoi rikthimin e referendumit për ndryshime kushtetuese, vendore dhe ligjore. Juristja Brizida Gjikondi tha për Real Story se Kushtetuta e vendit tonë duhet të ribëhet, ndërsa e cilësoi iniciativën e Ramës si të dyshimtë. Gjikondi shtoi se Rama duhet të jetë i kujdesshëm në këtë aspekt, duke iu referuar referendumit në Itali ku populli ‘rrëzoi’ propozimet për ndryshimet në sistemin e drejtësisë. “Po ta shohësh me një sy realist, asnjë kushtetutë e një vendi nuk ka ardhur në këtë moment; kushtetuta e Shqipërisë, që nuk ka harmonizim, duhet ribërë nga e para. Kushtetuta model ka qenë ajo e bërë nga Sabri Godo, ku ka pasur harmonizim dhe për mënyrën sesi zgjidhen deputetët. Aty arritën të hiqnin Akademinë e Shkencës,...