Socialistët e Tiranës festojnë me Ramën te Pallati i Brigadave për fundvit, mungojnë Majko, Braçe e Balluku

Socialistët e Tiranës festojnë me Ramën te Pallati i Brigadave për fundvit, mungojnë Majko, Braçe e Balluku

Partia Socialiste e Tiranës ka organizuar një ceremoni festive në Pallatin e Brigadave, në prag të ndërrimit të viteve, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri publikoi pamje nga aktiviteti, por ajo që u vu re ishin disa mungesa e disa senatorëve socialistë, të cilët prej vitesh janë pjesë e PS-së. Në Pallatin e Brigadave nuk ishin të pranishëm emra si Pandeli Majko, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj, Etjen Xhafaj, Mimi Kodheli dhe Plarent Ndreca. Po ashtu, u vu re edhe mungesa e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK. Në aktivitet morën pjesë pothuajse të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar, bashkëdrejtuesit e qarkut Tiranë, Blendi Gonxhe dhe Ogerta Manastirliu, si dhe përfaqësues të tjerë të strukturave...