“S’mund të arrestosh punonjësen e administratës me kancer”/ Berisha i përgjigjet deklaratës së Ramës: Edhe unë ndjej keqardhje, por…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama një ditë më parë, i cili tha se nuk mund të arrestohet një punonjëse administrate që është nënë me dy fëmijë dhe me kancer. Nga takimi me qytetarët në Krujë, Berisha tha se edhe ai ndjen keqardhje për rastin në fjalë, ndërsa akuzoi qeverinë se ka lënë pacientët e Onkologjikut pa ilaçe. “Sot merr ilaç dhe nuk të jep efekt. Ky që fliste, i kanë çuar fletë arresti një nëne me dy fëmijë dhe një kancer. Ky lë me dhjetëra, qindra gra e vajza pa ilaçe. Ju i keni dëgjuar kronikat për Onkologjikun, nuk ka qenë kurrë kjo. Kompanitë që prodhojnë ilaçe ishin në Tiranë. Ky i lë pa ilaçe, pa...
Burimi:
top-channel.tv