‘S’kemi nevojë për ‘kalë Troje’ në BE’/ Burimi: Gazetarja e Le Point e ‘çarmatosi’ Ramën. Ja prapaskenat…
Gazetari i Radio Francë, Genc Burimi, i ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për intervistën e dhënë nga kryeministri Edi Rama për revistën prestigjoze evropiane franceze, Le Point me gazetaren e mirënjohur Anne Nivat. Sipas Burimit, intervista, e realizuar për revistën prestigjioze “Le Point”, nxori në pah një dinamikë ku Rama u vu në vështirësi nga pyetjet direkte dhe këmbëngulëse të gazetares veterane. Burimi theksoi se gazetarja e vuri Ramën në “kurthe” të njëpasnjëshme në lidhje me politikën e jashtme. Gjithashtu gazetari Burimi u shpreh se në çdo pikë të diskutimit, nga Irani te Ballkani i Hapur, kryeministri Rama u gjend në pozita mbrojtëse, duke u përballur me një gazetare që nuk pranonte shmangie dhe që kishte ardhur e...
Burimi:
syri.net