Skaner donacioneve dhe sponsorizimeve/ Qeveria hedh për konsultim projektligjin, ngrihet regjistër kombëtar

Skaner donacioneve dhe sponsorizimeve/ Qeveria hedh për konsultim projektligjin, ngrihet regjistër kombëtar

Donacionet dhe sponsorizimet në Shqipëri tashmë do të kalojnë një sërë filtrash e kontrolli.Qeveria ka hedhur për konsultim projektligjin i cili bën dallimin e qartë mes donacionit dhe sponsorizimit. Donacioni përkufizohet si mbështetje vullnetare dhe pa përfitim, ndërsa sponsorizimi trajtohet si marrëdhënie kontraktuale ku sponsorizuesi përfiton të drejtën e promovimit dhe reklamimit. Po ashtu drafti parashikon që për herë të parë të ketë një Regjistër Elektronik Kombëtar për Donacionet dhe Sponsorizimet. Ky regjistër do të jetë i aksesueshëm nga publiku në çdo kohë në faqen zyrtare në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të dhënat që lidhen me donacionet dhe sponsorizimet e organeve publike duke garantuar akses të hapur për qytetarët, median dhe shoqërinë civile. Ndërkohë, për sponsorizimet e organizatave jofitimprurëse dhe subjekteve...