Skandali që po tund themelet e shtetit, Karçanaj paraqitet në SPAK, dalin detaje të reja nga afera e “AKSHI-t”,…

Skandali që po tund themelet e shtetit, Karçanaj paraqitet në SPAK, dalin detaje të reja nga afera e “AKSHI-t”,…

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqitet dje në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), së bashku me avokatin e saj. Ajo u pyet nga prokurorët e posaçëm për rreth dy orë sa i përket hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me abuzimin me tenderat e AKSHI-t, institucion të cilin Karçanaj e drejtonte vetëm disa javë më parë. Siç shihet dhe në foto, ish-drejtoresha në momentin kur dhe doli nga SPAK ishte duke biseduar me avokatin e saj, ndërkohë që vendosi të “kyçte gojën” para gazetarëve, ndonëse këta të fundit u përpoqën që t’i merrnin një prononcim të shkurtër. Reagon gazetari Ndërkohë për këtë çështje ka reaguar edhe gazetari i njohur i kronikës, Xhevair Zhabina. Duke folur në një media,...