Skandali me hidrovorin e Durrësit, Hoxhaj: Projekt 12-mujor u ‘përfundua’ për 19 ditë, qyteti nën ujë
Gazetari Julian Hoxhaj, i ftuar në edicionin informativ ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka hedhur dritë mbi një tjetër aferë të dyshuar me fondet publike, këtë herë lidhur me ndërtimin e hidrovorit të ri të Durrësit, i cili ka rezultuar i paaftë për të përballuar reshjet e shiut dhe për të shmangur përmbytjet në qytet. Gjatë bisedës me moderatorin, Edvin Parruca Hoxhaj u shpreh se, Durrësi kishte një hidrovor ekzistues që, pavarësisht problemeve, arrinte në një farë mase ta mbronte qytetin nga përmbytjet. Pas tërmetit, Bashkia e Durrësit e përdori situatën emergjente si justifikim për të hapur një tender të ri për projektimin e një hidrovori tjetër, i cili supozohej të ndërtohej disa qindra metra më larg, në zonën e Porto Romanos. Por, sipas denoncimit...
Burimi:
syri.net